Një 63-vjeçar, punëtor i ndërtimtarisë në Probishtip ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga objekti ku ka qenë duke punuar.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, në polici rastin e ka paraqitur personi S.T. (27).
Është kryer kontroll në vendngjarje ndërkaq trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.