18 June 2018 / 22:50
Në orët e pasdites si pasoj e një sëmundjeje të rëndë u nda nga jeta Prof. Dr. Vullnet Palloshi i lindur më 09.10.1950 në Tetovë . Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit të Tetovës pas namazit të Iqindisë, nesër, e martë(19.06.2018). Kortezhi do të niset nga Xhamia e Pashës.
Si një ndër inxhinjerët e parë shqiptar në fushën e infrastrukturës rrugore, në Republikën e Maqedonisë, Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, dha kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e veprimit profesional, duke lënë vepra të mëdha pas tij.
Prof.Dr Vullnet Palloshi diplomon në vitin 1980 në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë”Universitetit Kirili dhe Metodij” në Shkup, drejtimi: komunikacion dhe rrugë ku merr titullin:Inxhinier i Diplomuar i Ndërtimtarisë.
Në vitin 2005 në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë “Universitetit Kiril dhe Metodij” në Shkup, me sukses mbron disertacionin e doktoraturës me titull “Metodologjitë për definim të indikatorëve për nevojat e rehabilitimit të rrugëve në sistemin për kontroll dhe menaxhim me ta”, dhe merr titullin: Doktor i shkencave teknike.