Ndërron jetë 88-vjeçari në Spitalin Infektiv

Ndërron jetë 88-vjeçari në Spitalin Infektiv

Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv.



Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen.

I moshuari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave.