Ndërron jetë ciceroni i parë i kompleksit “Adem Jashari”

Ndërron jetë ciceroni i parë i kompleksit “Adem Jashari”

Drejtori historik i kompleksit memorial “Adem Jashari” si dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Rifat Bejta sot ka ndërruar jetë.

Bejta njihet për kontributin e tij që dha për vendin në kohët më të vështira.

Ai ishte ciceroni i pare për vite me radhë në kompleksin “Adem Jashari”, ku priti e përcolli mbi 20 milion vizitor.

“Me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot ndërroj jetë më i dashuri ynë babai, Rifat Bejta. Varrimi bëhet në ora 17:00, sot 02.04.2019 në fshatin Prekaz, lagja Brahaj. Me pikëllim të thellë, familja Bejta”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij. /Telegrafi/

TAGS