Ndërron jetë një 46 vjeçar në Gjilan, dyshohet se ishte i prekur me Covid-19

Ndërron jetë një 46 vjeçar në Gjilan, dyshohet se ishte i prekur me Covid-19

Një 46 vjeçar ka ndërruar jetë sot në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Ukshin Ismajli, Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

“Mbrëmë e kemi pranuar pacientin në gjendje të rëndë shëndetësore”.

“Në orët e pasdites sot ka ndërruar jetë, dyshohet se ishte i prekur me Covid-19, jemi në pritje të rezultatit të analizës”, ka thënë Ismajli.

TAGS