Ndërron jetë Stan Lee, njeriu që qëndronte prapa filmave të Marvel

Stan Lee, njeriu përgjegjës për Marvel Universe, ka ndërruar jetë në moshë 95 vjeçare.

TMZ bën të ditur se në shtëpinë e tij në Hollywood Hills, mëngjesin e të hënës ishte thirrur një autoambulancë dhe ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, ku edhe ka ndërruar jetë.

Stan Lee (Foto: Rich Polk/Getty Images for Disney/Guliver)

Lee ka pasur probleme shëndetësore në vitin e fundit dhe ka vuajtur nga pneumonia dhe problemet me shikim.

Stan e kishte nisur brendin Marvel Comics së bashku me Jack Kirby në vitin 1961 me “The Fantastic Four”. Më pas, ai i krijoi karakteret e popullarizuara, si Spider-Man, Black Panther, The Incredible Hulk, X-Men, Iron Man e The Avengers.

Lee ka pasur paraqitje të shkurtër thuajse në të gjithë filmat e Marvel.

Stan Lee (Foto: Rich Polk/Getty Images for IMDb/Guliver)

Në të kaluarën ai ka pasur edhe mosmarrëveshje me Marvel, kur kompania u përkushtua kryesisht në realizime hollivudiane, ashtu që në vitin 2002 e kishte paditur se i kishte borxh për realizimin e filmit të parë “Spider-Man”.  Pas tre vitesh, ata arritën marrëveshje për 10 milionë euro.

“Spider-Man: Into The Spider-Verse”është filmi i fundit nga kjo franshizë që do të lansohet në muajin e ardhshëm.

Lee ka lënë pas vetes vajzën J.C., ndërsa gruaja e tij, Joan, kishte ndërruar jetë në vitin 2017. /Telegrafi/

TAGS