23 Shkurt 2019 / 20:11
Premtimet për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Reçicë të Vogël mbeten ende të parealizuara. Për pasojë, qindra nxënës të këtij vendbanimi, për çdo ditë, bëjnë më shumë se dy kilometra rrugë në këmbë, për të arritur te shkolla Naim Frashëri në qytet. Banorët e Reçicës së Vogël, të revoltuar theksojnë se mungesa e shkollës nuk është problem i vetëm i tyre.
Më shumë kanë shkatërrua se sa kanë nderuar ta përdori fjalën thjeshtë kështu. Këtu s`ka rindërtim asgjë, për momentin kështu, siç e shihni përshkruajeni. Nuk kemi kujt t`i kërkojmë, për momentin s`ka”.
Vetëm premtime që janë të kota asgjë tjetër”.
Premtim për ndërtimin e shkollës, disa herë ka bërë kryetarja Teuta Arifi, por edhe vet kryeministri Zoran Zaev, i cili personalisht e vizitoi këtë vend dhe tha në atë kohë tha se ndërtimi i shkollës do fillojë në vitin 2018.
E njëjta shkollë do jetë pjesë e buxhetit për vitin 2018, sikurse gjimnazi këtu- pati thënë kryemnistri Zoran Zaev.
Kemi dhënë lejen e ndërtimit dhe me këtë garanci të sotme është e qartë se kjo shkollë do jetë në shërbim të qytetarëve aq më tepër që është nevojë e madhe e këtij vendi- tha asaj kohe Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës.
Për mosndërtimin e shkollës së premtuar tani e dhjetë vite, ditë më parë ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët, dega e Tetovës.
ASH dega Tetovë, pyet publikisht Arbër Ademin, a ka kompetenca për të ndërtuar edhe shkollën fillore në Reçicë të Vogël që e premton partia e tij më shumë se dhjetë vite- deklaroi Altrim Mamuti. Kryetar i ASH dega e Tetovës.
Për akuzat në fjalë, ka reaguar edhe Ministria e Arsimit.
Jemi në rrugë të mbarë që të vijmë deri në një propozim final dhe të pranueshëm për të gjitha palët sa i takon përmbushjes të kërkesave të banorëve dhe Komunës për ndërtimin e një objekti shkollor në Reçicë të Vogël. Shpresojmë se shumë shpejtë do të kemi hapa konkret sa i takon fillimit të punëve për ndërtimin e kësaj shkolle- thonë nga Ministria e Arsimit.
Shkolla fillore e Reçicës së Vogël, nuk është premtimi i vetëm i pa përmbushur. Të njëjtin fat tani e dy dekada e ka edhe fshati Sellcë. Janë bërë premtime të shumta për ndërtimin e shkollës por ende nuk janë ndarë fonde për të.
Bashkim Sulejmani
Loading…