“Ndiheshim të lodhur dhe me ethe”/ Tom Hanks tregon simptomat që ka pasur para diagnostikimit me Koronavirus

“Ndiheshim të lodhur dhe me ethe”/ Tom Hanks tregon simptomat që ka pasur para diagnostikimit me Koronavirus

Ashtu si është deklaruar në media më herët aktori Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita, kanë rezultuar pozitiv ndaj Koronavirus. “Tung, miq. Rita dhe unë sapo zbarkuam në Australi. Ne ndiheshim të lodhur, sikur të ishim ftohur dhe kishim dhimbje të eshtrave.





Rita kishte ca të dridhura që vinin e shkonin. Ethe të vogla po ashtu. Për të qenë korrekt, siç duhet të jemi në këtë botë sot, ne bëmë testin për Coronavirus dhe u zbulua që jemi pozitiv“, ka shkruar aktori duke shpjeguar se si kanë filluar dyshimet për virusin që e ka kapluar gjithë botën. Ai ka treguar se bashkë me bashkëshorten e tij, Ritën, janë vetëizoluar menjëherë dhe kanë filluar trajtimet.

TAGS