Ndihmë shtetërore për kompanitë private

Ndihma shtetërore në para e dedikuar për kompanitë private në vend nuk duhet të jetë e pafundme. Injeksioni financiar në ekonomi duhet ta bëjë sektorin privat të qëndrueshëm, që më pas të funksionojë dhe qëndrojë në mënyrë të pavarur. Kjo është përvojë që biznesmenëve vendorë ua përcollën kolegët nga Izraeli.

Biznesmenët do të thoshin se asnjëherë nuk është mjaft, gjithmonë do të duan që Qeveria të japë më shumë. Përvoja nga Izraeli është se Qeveria në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar u jepte shumë para kompanive, por sot nuk jep asgjë. Shpresoj se këtë për një kohë të shkurtër do ta arrini edhe ju”. –theksoi Dan Orijan, ambasador i Izraelit

Izraeli është i interesuar për bashkëpunim me vendin tonë në fushën e sigurisë kibernetike, turizmit, bujqësisë. Në takimin afarist në të cilin ishin të pranishme 30 ndërmarrje nga vendi të cilat morën ndihmë shtetërore, kolegët nga Izraeli kanë shprehur interes edhe për avio-biznesin, sektorin e IT-së, makinerisë dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Do të kemi takime afariste mes kompanive në kuadër të të cilave pres që të vizatohen konturat e para rreth bashkëpunimit të mundshëm të ardhshëm mes këtyre tridhjetë kompanive maqedonase dhe përfaqësuesve të nëntë fondeve investuese dhe sipërmarrësve izraelitë”.  –tha Jovan Despotovski, drejtor i Fondit për Inovacione

Ndërmarrjet vendore, për projekte inovative sivjet kanë në dispozicion 12 milionë e gjysmë euro. Rreth 200 ndërmarrje të vogla dhe të mesme tashmë morën një pjesë të parave nga fondi për ndihmë të drejtpërdrejtë në lartësi prej 30 milionë eurove. Një ditë më parë Oda Ekonomike informoi se kompanitë vendore thuajse edhe nuk i shfrytëzojnë paratë nga fondet evropiane që u janë në dispozicion. Njëra prej arsyeve kryesore është se aplikimet e tyre nuk përmbajnë inovacion.

Ile Petrevski

Loading…

TAGS