Policia e Kumanovës deri te Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër S.Z.(51) nga Kumanova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale, falsifikim dokumentesh, të dënueshme sipas nenit 378, qëndrimi 3 dhe në lidhje me nenin 45 nga Kodi Penal, transmeton Almakos.
Ashtu si informuan nga SPB Kumanovë, i padituri ka marr diplomë të falsifikuar në Universitetin e Prishtinës, Republika e Kosovës, me të cilën e ka arritur kualifikimin në shkallën profesor i matematikës.
Diplomën e ka përdorur si të vërtetë në shkollën fillore komunale “Bajram Shabani” në Kumanovë, ku ka nënshkruar Marrëveshje për punë dhe ka krijuar raport të punës në kohë të caktuar.
Deri në vitin 2017 iu janë përgatitur më shumë marrëveshje për punë në kohë të caktuar, që i padituri ka shfrytëzuar dobi pronësore në lartësi të pagave që iu janë paguar nga Buxheti nga data 01.12.2011 e deri më 05.05.2017./Almakos/