Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka ngritur padi penale kundër T.I.(49) nga fshati Vrapcisht, Gostivar, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ lëndim i rëndë” , transmeton Almakos.
Me 07.12.2018 rreth orës 12.00 në fshatin Vrapcishtë, në shtëpinë e A.I.(72), pas një zënke paraprake i padituri e ka sulmuar fizikisht A.I. ku i ka shkaktuar lëndime të rënda.