Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër M.O.(34) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë”, transmeton Almakos.
Me 28.12.2018 në Prilep, në sheshin Metodija Andonov Cento, zyrtarët policor kanë kryer kontroll te i padituri ku kanë gjetur dhe konfiskuar mjete piroteknike.