Ndiqet penalisht shkupjani, në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë

Ndiqet penalisht shkupjani, në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë

Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër D.G.(35), për shkak të ekzistimit të dyshimeve se e ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.

Me 06.03.2019, pas informacioneve paraprake për kryerjen e veprës penale, nga ana e zyrtarëve policor pas urdhrit për kontroll në shtëpi nga Gjykata Themelore Shkup është kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit ku është gjetur marihuanë.