SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër Z.S.(33) nga fshati Dobroshte, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 11.04.2018 rreth orës 20.30 në fshatin Dobroshte, gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare nga zyrtarët policor ka hedhur një qese me marihuanë dhe ia ka dhënë vrapit.