Alsat 2019-12-06T12:01:01+01:00
Pema e Vitit të Ri që është vendosur në sheshin “Maqedonia” do të ndriçojë sonte në mbrëmje në orën 19:30, ndërsa do të fillojë punë edhe pazari i Vitit të Ri “Uinterlend 2020”. Me këtë në Shkup zyrtarisht fillojnë festimet në prag të ditës më të hareshme të vitit, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi ta shijojnë magjinë e vitit të ri dhe të kënaqen në programin argëtues.
Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, shtëpizat e Vitit të Ri “Uniterlend” këtë vit do të vendosen mes QTQ-së dhe sheshit kryesor, ndërsa programi do të zgjas 25 ditë – nga hapja e pazarit e deri më 31 dhjetor, deri në pritjen e Vitit të Ri 2020. Në afërsi të shtëpizave të “Uinterlendit” do të vendoset skenë e vogël në të cilën çdo ditë do të organizohen ngjarje të cilat do të tërheqin interes te qytetarët, pa dallim moshe. Në këtë hapësirë janë parashikuar edhe kate për lojëra fëmijësh.
Gjatë ditëve të punës secilën ditë ka nga dy orë program për fëmijë që do të fillojë në orën 16, ndërsa më vonë do të ketë tre orë program për të rriturit. Gjatë fundjavës është planifikuar program për tërë ditën e cila fillon në mesditë.
Qyteti i Shkupit i fton qytetarët sonte në sheshin “Maqedonia”, prej orës 17:30 ta ndjekin programin e Vitit të Ri për fëmijët, ndërsa pastaj në orën 19:30 të marrin pjesë në ndriçimin e bredhit të Vitit të Ri.
Loading…