Ndjekje si në filma, policia italiane kap shqiptarët me 2 ton drogë në një motoskaf

Një motoskaf i ngarkuar me gati 2 ton drogë është sekuestruar gjatë një operacioni të ndërmarrë në brigjet italiane, në Vieste.

Dy shqiptarë janë arrestuar.

Operacioni është ndërmarrë në mëngjes kur është sinjalizuar për një gomone që vinte drejt brigjeve të italisë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet ndersa në operacion janë angazhuar dhe helikopterë të Guardia di Financa si dhe motoskafë të rojeve kufitare.

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar nga mediat italiane, ku u raportua për kapjen e një skafi me tonë drogë dhe arrestimin e dy shqiptarëve, përmes një operacioni të ngjashëm me një skenë filmash, shkruan Shekulli.al.

Policia njofton se “Ne bordin e mjetit janë kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis”.

Sipas Bluve skafi nuk është nisur nga brigjet shqiptare, por vijon shkëmbimi i informacioneve me agjencitë partnere.

Reagimi i Policisë se Shtetit 

Lidhur me lajmin e publikuar ne mediat italiane dhe me pas nga mediat shqiptare, Policia e Shtetit sqaron se:

Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale.

Qendra Kombëtare e Koordinimit (NCC) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate.

Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njëjtin drejtim të ujërave kroate.

Ne bordin e mjetit janë kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis.

Mjeti detar sipas hetimeve të deritanishme, nga policitë e vendeve partnere, nuk është nisur nga brigjet shqiptare. Megjithatë Policia e Shtetit po vijon shkëmbimin e informacionit me agjencitë partnere për të hetuar mbi lidhjet e të ndaluarve si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit, duke mbetur e hapur për çdo sqarim qe i shërben transparencës ndaj publikut, fton mediat ta kontaktojnë për konfirmim përpara se të publikojnë lajmet që lidhen me vendin tonë dhe shtetasit shqiptar.

TAGS