Ndodh edhe kjo, Bullgaria mori një pikë me një penallti të paqenë

Bullgaria është shumë me fat, mori një pikë në shtëpi pasi barazoi me Malin e Zi me një penallti të dyshimtë në minutën e 82’, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Vasil Levski”.

Bullgaria ka lëshuar pikë në ndeshjen e parë në Grupin A në kualifikimet për “Euro 2020”, raporton Gazeta Express.

Kundërshtari me të cilin do të përballet të hënën Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri”, gaboi në shtëpi dhe madje, duhet t’i falënderohen gjyqtarit për pikën e marrë në këtë takim.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, ishte Stefan Mugos ai që shënoi në minutën e 51’ për 0-1.

Vendasit barazuan 1-1 me anë të Todor Nedelev në minutën e 82’.

Nedelev shënoi nga pika e bardhë, një penallti që të gjitha pamjet tregojnë se nuk ishte, kontakti mes lojtarëve ndodhi jashtë zonës dhe për këtë, Bullgaria duhet të jetë shumë e lumtur para përballjes në Fadil Vokrri me Kosovën. /Gazeta Express/

TAGS