Ndodh mrekullia për foshnjën me dy gojë

Ndodh mrekullia për foshnjën me dy gojë

Një vajzë gjashtë muajshe i është nënshtruar një operacioni të vështirë për heqjen e gojës së saj të dytë, e cila ishte e plotë me dhëmbë, e kishte buzë e gjuhë.

Goja u vu re për herë të parë në skanderat e bërë të ëmës në javën e 28 të shtatzanisë e aty per aty, u mendua se ishte një kist ose ndoshta një tumor.

Por kur vajza e vogël erdhi në jetë Charleston të Karolinës së Jugut, mjekët zbuluan se objekti gati 2 centimetra, ishte në fakt një gojë e dytë.

Kjo bebe është një nga vetëm 35 personat që dihet se kanë vuajtur nga Diprosopus – apo dublikimi i pjesëve të fytyrës – që nga viti 1900.

Mjekët thanë se goja e dytë nuk kishte lidhje me atë kryesore, dhe me të mund të merrej frymë, të hahej e të pihej normalisht.

Sipas tyre, ajo prodhonte nganjëherë një lëng të kthjellët, që mund të konsiderohet ndoshta si pështymë.

Pas ndërhyrjes, vajza pati një fryrje të faqes në anën e djathtë, por doktorët thonë se ajo ishtë thjesht pasojë e një akumulimi të lëngjeve, që me kohën u largua, duke bërë që vogëlushja të mos kishte nevojë për trajtime të tjera.

Ndërkohë ata vunë re se vajza nuk e lëvizte dot në atë anë buzën e poshtme, cdo do të thotë se muskujt në zonë nuk po funksionojnë mirë.

TAGS