Ndodh në Kosovë: I gjithë stadiumi duartroket golin e skuadrës kundërshtare

Ndodh në Kosovë: I gjithë stadiumi duartroket golin e skuadrës kundërshtare

KF Trepça ’89 ka bërë një hap të madh drejt finales së Kupës së Kosovës për sezonin 2018/2019.

Skuadra nga Mitrovica ka arritur ta fitojë me rezultat 0-4 ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.

KF Trepça ’89 ishte skuadër më e mirë në këtë përballje, gjë të cilën e dëshmon edhe rezultati në fund.

Loja e bukur e mysafirëve mori respektin edhe të tifozëve të Vëllaznimit.

I gjithë stadiumi me tifozë vendas ka duartrokitur golin e katërt të shënuar nga KF Trepça ’89, gol që erdhi pas një aksioni të bukur.

Ishte një panoramë e bukur, me gjakovarët që dhanë leksion qytetarie, duke duartrokitur ekipin kundërshtar.

Duartrokitjet e kundërshtarëve sot pak skuadra apo lojtarë arrijnë t’i marrin. Këtë gjë e kanë arritur yje të mëdha si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo apo Ronaldinho./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS