‘Ndodh për herë të parë në 28 vite’ Balla: Deputetët të miratojmë pa përjashtim rezolutën për Presidentin Meta

‘Ndodh për herë të parë në 28 vite’ Balla: Deputetët të miratojmë pa përjashtim rezolutën për Presidentin Meta

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga të gjithë deputetët e pranishëm në Parlament që të miratojnë rezolutën për Presidentin, duke theksuar se Kuvendit diskuton për herë të parë në 28 vite një rast të tillë.

“Duke e konsideruar këtë akt që synon të pengojë në mënyrë të kundraligjshme realizimin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre vendor, në emër të grupit të PS-së kam kërkuar këtë mocion që rrallëherë që është hera e parë që mbahet për herë të parë në 28 vite të demokracisë së re shqiptare, do të kërkoja pa dallim të miratonim së bashku një rezolutë siç e keni përpara. Dekreti i datës 10 qershor është hapur antikushtetues.

Në raport me zgjedhjet, Presidenti ka vetëm një kompetencë atë të caktimit të datës së zgjedhjeve”, tha Balla.