Ndotja e ajrit ndikon te lindja e fëmijëve me kokë të vogël

Ndotja e ajrit ndikon te lindja e fëmijëve me kokë të vogël

Gratë shtatzëna që janë të ekspozuar ndaj niveleve të rrezikshme të ndotjes së ajrit mund të lindin fëmijë me kokë të vogël, zbulon një shqyrtim shkencor prej dhjetë vjetësh.

Dyoksidi i nitrogjenit, një ndotës i prodhuar kryesisht nga automjetet, është treguar të ndikojë në rritjen e foshnjës së pa lindur në javët e fundit të shtatzënisë.

Shkencëtarët thanë se ka prova të qarta pas analizimit të një studimi nga e gjithë bota që përfshin një dekadë.

Ata gjithashtu analizuan ndikimin e diete të dobët, alkoolit dhe kimikateve mjedisore, por gjetën se ato nuk e rrisin rrezikun, transmeton KP.

“Ajo që ishte unike për rishikimin e literaturës është që ne shikojmë foshnjat e pa lindura për të parë nëse ekspozimet e nënave ndaj këtyre faktorëve prekin zhvillimin e fetusit”, tha profesor Steve Turner, i cili udhëhoqi studimet në Universitetin e Aberdeen, Skoci.

“Ne kemi përdorur literaturë mjekësore që daton 13 vjet, kur u botuan studimet e para që lidhnin ekspozimin ndaj matjeve të fetusit”, shton ai.

Ka pasur gjithsej shtatë studime ku ndotja e ajrit u mat dhe lidhej me madhësinë e fetusit në disa vende në Evropë, Australi dhe SHBA.

Në të gjitha studimet, dëshmia ishte e qartë se në tremujorin e tretë, i cili fillon në javë 28, ekspozimi ndaj dyoksidit të azotit uli rritjen e fetusit.

Dyoksidi i nitrogjenit, i njohur gjithashtu si NO2, gjenerohet kryesisht nga trafiku i automjeteve, i lëshuar nga karburantet. Por ajo gjithashtu mund të gjendet në shtëpi nga tymi i cigareve, kaldaja për ngrohje qendrore, ose butan dhe ngrohje vajguri dhe soba.

TAGS