Nga gjashtë deri në nëntë muaj do të zgjasin punët ndërtimore në Rrugën shtetërore A2 – lëvizja nga PB Viena Petrol/Kumanovë deri në f. Stracin, informojnë nga LAMM, prej ku prej sot kompania Viadukt trejd do të fillojë me aktivitete ndërtimore në gjatësi prej 16 km, me çka në rrugën e theksuar do të kryhet ndryshim i regjim i komunikacionit.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar], respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Gjithashtu nga LAMM infomrojnë se për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të gjitha vendkalimet kufitare janë të mbyllura për dalje nga shteti. Të mbyllura janë edhe të gjitha vendkalimet për hyrje në shtet për shtetasit e huaj, udhëtarë dhe automjete, përveç për automjetet transit dhe transportues, për përfaqësues të korit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB-së, ndërsa paraprakisht mendim të marrë nga ana e Shtabit kryesor koordinues.