Ndryshime ligjore në mbrojte, vendi bëhet gati për në NATO

Ndryshime ligjore në mbrojte, vendi bëhet gati për në NATO

Vendi po mbyll edhe çështjen e fundit ligjore të kërkuar nga NATO. Qeveria ka hartuar edhe propozim/ndryshimet në Ligjin për Mbrojtje, në të cilin, siç njoftoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinsa,  parashikohen ndryshime të rëndësishme në sferën e vendimeve për dërgimin  e armatës në misione të përfaqësuesve.

Ndryshimi më i madhe bëhet në atë që Kuvendi dhe Qeveria do të vazhdojë të bashkëpunojnë në ato tema, por vendimin për pjesëmarrje në operacionet e NATO-s do ta sjellë Qeveria, ndërsa çdo vit do të dorëzojë raport të plotë për pjesëmarrjen në të gjitha operacionet në Kuvend. Të gjitha misionet e tjera të llojit të Kombeve të Bashkuara, të Bashkimit Evropian mbetet edhe më tej të sillet sipas procedurës së tanishme, do të jenë propozim i Qeverisë dhe më pas do të jenë rend dite edhe e Kuvendit”-tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Propozim ligji i Qeverisë, parashikon që në misionet e NATO-s, KB-së dhe BE-së, në të cilat do të marrë pjesë vendi, të mund të dërgohen edhe kuadro civil, për të cilat do të ketë nevojë.

Në ligj po ashtu parashikojmë edhe pjesëmarrje të mundshme në misione jo vetëm të pjesëtarëve të Armatës, por edhe të njerëzve të gjithë sektorit të mbrojtjes dhe i rregullojmë të gjitha çështjet të cilat deri më tani ishin handikap ose zonë e errët”-pohoi Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Me miratimin e këtij propozim ligji, në misionet ndërkombëtare, do të mundet që në afat të kufizuar të dërgohen edhe mjek, këshilltar për siguri dhe ekspert të ndryshëm për trajnime në vendet ku zhvillohen misionet. Ky ligj është sistemor dhe kërkon mbështetjen e dy të tretës së deputetëve. Ministrja Shekerinska, po ashtu potencoi se deri në vitin 2024 për pajisje ushtarake do të investohen rreth 180 milion euro, prej të cilave 30 milion dollarë do të jenë donacion nga SHBA-ja. Që vendi të jetë anëtare e plotfuqishme e NATO-s duhet marrëveshjen ta ratifikojnë edhe gjashtë shtete, si SHBA-ja, Italia, Islanda, Holanda, Franca dhe Spanja. Në prag të anëtarësimit të plotë në NATO, vendit iu kërkuan miratimi i tre ligjeve siç është, ai për Informatat e klasifikuara, Ligjit për mbrojtje dhe ligji për Shërbime në Armatë.

Mefail Ismaili

Loading…