Ndryshime në familjen mbretërore, Princ Harry dhe Meghan heqin dorë nga statusi mbretëror

Ndryshime në familjen mbretërore, Princ Harry dhe Meghan heqin dorë nga statusi mbretëror

Prestigjiozja “British Glamour” ka njoftuar se në familjen mbretërore do të bëhen ndryshime.





Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të heqin dorë nga `roli I tyre´ si anëtarë të familjes mbretërore britanike për të pasur pavarësi financiare, megjithëse do të vazhdojnë të mbështesin mbretëreshën Elizabeth.

“Qëllimi ynë është të bëhemi “pjesëtarë të moshuar” të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur, ndërkohë që do të vazhdojmë të mbështesim plotësisht Mbretëreshën. Me inkurajimin tuaj, veçanërisht viteve të fundit, ndihemi të përgatitur për të bërë këtë ndryshim. Ne po planifikojmë të menaxhojmë kohën tonë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrimin tonë ndaj mbretëreshës dhe mirëqenies së përbashkët.”- është shprehur çifti.

TAGS