Ndryshime në orarin e Barcelonës për ndeshjen e parë në La Liga sezonin e ardhshëm

Ndryshime në orarin e Barcelonës për ndeshjen e parë në La Liga sezonin e ardhshëm

22:29 |

Skuadra e Barcelonës tash e sa kohë ka mësuar orarin për ndeshjet e sezonit të ardhshëm në La Liga.

Kampionët e kampionatit spanjoll do të nisin edicionin e ri me një derbi të zjarrtë, kundër Athletic Bilbao.

Lojtarët e Ernesto Valverde do të udhëtojnë drejt ‘San Mames’, ku do të nisin edicionin e ri, me synimin e vjetër.

Por,orari për xhiron e parë të katalanëve ka ndryshuar, dhe është zhvendosur për ditën e shtunë, përcjell lajmi.net.

Barca do të luajë në udhëtim tek Bilbao, më 17 gusht, me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

22:30 |

TAGS