Ndryshime të mëdha te Man City, largohen tetë futbollistë

Ndryshime të mëdha te Man City, largohen tetë futbollistë
Tash esht Koha

Eliminimi nga Liga e Kampionëve mund të shkaktojë një seri të madhe të largimeve nga Manchester City.

Skuadra nga Mançesteri ka dështuar që për të tretin vit më radhë ta arrijë gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve me Pep Guardiolan në krye të skuadrës.

Emri i parë që pritet të largohet nga Manchester City është mesfushori Illkay Gundogan, i cili po kërkohet nga Real Madrid, si zëvendësues i Toni Kroos.

Megjithatë përveç Gundogan, Gabriel Jesus, Leroy Sane dhe Danilo, janë 3 emra të tjerë, të cilët duket se kanë kërkuar largimin në fund të sezonit, pasi edhe këta janë lënë jashtë formacionit nga trajneri i anglezëve.

Mediet në Angli cekin se në listën e largimeve mund të përfshihen deri në tetë lojtarë./Lajmi.net/

[embedded content]

Tash esht Koha
TAGS