26 Dhjetor 2018 / 14:59
Kryeministri Zoran Zaev e vë në pikëpyetje numrin e nevojshëm prej 80 deputetëve për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas të parit të organit ekzekutiv, aktualisht të sigurt janë 76 deputetë, ndërsa të tjerët pritet të deklarohen në ditët e ardhshme. Megjithatë Zaev shprehet optimist se ndryshimet do t’i miratojnë mbi 80 deputetë.
Me aq sa kamë biseduar aq e kanë konfirmuar mbështetjen dhe kjo nuk do të thotë se tjerët nuk do të votojnë. Unë pres se do të jenë 85 ose 90. Për kët arsye kemi proces inkluziv. Ju them se arsyet janë propozimi i amendamenteve nga deputetët për propozim-amendamentet e Qeverisë. Sigurisht që ata duan të japin komentet dhe vërejtjet e tyre në tekste dhe në fund t’i thonë edhe qëndrimet e tyre- deklaroi Zoran Zaev.
Burime nga Qeveria dhe shumica parlamentare, jo zyrtarisht bëjnë të ditur se në mesin e deputetëve që nuk janë deklaruar nëse do të votojnë ose jo për ndryshimet kushtetuese, janë edhe deputetë të LSDM-së. Arsye për pasigurinë e tyre mësohet të jetë pakënaqësia ndaj Ligjit për Amnistinë e 27 prillit. Derisa ky ligj ka krijuar lëkundje te deputetët e LSDM-së, nga ana tjetër ka qetësuar gjakrat tek grupi i deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja. Nola Ismajlova Starova deklaroi se procesi është në binare dhe se ligji për amnisti dhe ligjet refromuese, forcojnë procesin e ndryshimeve kushtetuese.
Konsiderojmë se deri më tani procesi ka ecur në mënyrë pozitive. Vlerësoj se konstruktiviteti i Qeverisë do të vazhdojë dhe amendamentet me qëllim të mirë do ta pranohen si dhe pjesa e ligjeve reformuese, përfshi edhe procesin e pajtimit dhe integrimit- deklaroi Nola Ismajlova Starova, Deputete e VMRO-DPMNE-së.
Ndryshimet kushtetuese janë në fazën përfundimtare. Afati i fundit për propozimin e amendamenteve ndaj propozim-amendamenteve të Qeverisë është 31 dhjetori. Seanca plenare do të thirret më 9 janar, ndërsa miratimi i ndryshimeve pritet të bëhet më 15 janar.
Adrian Kerimi
Loading…