Ndryshohet lista e Juventusit pak orë para ndeshjes me Ajaxin

Ndryshohet lista e Juventusit pak orë para ndeshjes me Ajaxin

Juventus ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes kthyese me Ajaxin.

Ndeshja e parë në mes të Juventusit dhe Ajaxit kishte përfunduar 1 me 1, gjersa donte do të mësohet në Allianz Stadium emri i gjysmëfinalistit.

Sipas Sportmediaset, ‘Zonja e Vjetër’ do të jetë pa Emre Can, që është lënduar në stërvitje, por që Giorgio Chiellini duket se është rikuperuar, përcjell lajmi.net.

Mesfushori gjerman është në listën e lojtarëve të ftuar, ndërsa me shumë mundësi ai nuk do të mund të paraqitet shkaku i lëndimit.

Chiellini nuk është thirrur nga Allegri, por një ndryshim në listë në minutat e fundit nuk mund të përjashtohet. /Lajmi.net/
[embedded content]

TAGS