“Në 20 vjet, s’kisha parë një të tillë” Fabrika e drogës së shqiptarëve habit policin britanik

“Në 20 vjet, s’kisha parë një të tillë” Fabrika e drogës së shqiptarëve habit policin britanik

Dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë janë burgosur për drejtimin e një fabrike droge prej 450,000 paund në Birmingham. Policia zbuloi se çdo dhomë – përveç njërës – në një shtëpi në Quinton ishte përdorur për të rritur kanabis.

Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç, u dënuan me 18 muaj pasi pranuan akuzën për prodhimin e drogës.

Policia zhvilloi kontrolle në banesë më 12 maj të këtij viti.

Njëri prej oficerëve tha se fabrika e drogës “ishte formacioni më i madh dhe më profesional” që kishte parë gjatë 20 viteve karrierë në forcën e policisë.

Gollakij u arrestua në kopshtin e pasmë pasi u përpoq të ikte ndërsa Dani u gjet në korridor.

Kishte tre dhoma në katin e parë dhe katër sipër, ndërsa edhe kuzhina ishte përdorur për të rritur kanabisin.

Oficerët gjetën gjithsej 541 bimë – së bashku me një qese të madhe kanabisi.

Policia gjeti edhe pajisje për rritjen e bimëve.

Raj Punia, duke ndjekur penalisht rastin në Gjykatën e Kurorës në Birmingham, deklaroi se njëri prej oficerëve u kishte thënë se ai ishte grupi më i madh dhe më profesional që kishte parë.

“Ky ishte një plantacion i planifikuar mirë dhe i sofistikuar”, tha hetuesi Michelle Heeley.

John Brotherton, avokati i Danit, tha se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar duke menduar se do të punonte në ndërtim.

Avokati i shqiptarit tjetër, tha se ai ishte i arsimuar dhe se shpresonte të krijonte një jetë më të mirë në Britani.

Të dy burrat i thanë policisë se ishin në borxh ndaj njerëzve që i kishin ndihmuar të shkonin në Mbretërinë e Bashkuar./panorama