Pas një kohe shumë të gjatë numri i personave të cilët janë shëruar është më i madh se i personave që janë infektuar me virusin KOVID-19. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë informuar se në 24 orët e fundit, betejën kundër koronavirusit e kanë fituar 123 persona. Në bazë të qyteteve, Shkup-17, Kumanovë-92, Shtip-2, Prilep-1, Tetovë-4, Veles-1, Kërcovë-1 dhe Resnjë 5.
Në 24 orët e fundit janë bërë 954 testime ndërsa pozitiv kanë dalë 120 persona.
MSH:
“Rastet janë evidentuar në Shkup-64, Kumanovë-4, DIbër-4, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-5, Manastir-3, Ohër-7, Gostivar-2, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-2, Kërcovë-5 dhe Resnjë-5”
Katër pacientë kanë humbur jetën. Që të gjithë janë nga Shkupi edhe atë të moshës 51, 56, 58 dhe 67 vjeçare.