Në Angli kërkojnë një ndryshim për të shmangur kaosin

Në Angli kërkojnë një ndryshim për të shmangur kaosin

Kthimi në fushë, me kusht që të ndodhë brenda një kohe të shkurtër, ka filluar të shqetësojë seriozisht klubet. Sa më gjatë të vazhdojë epidemia e coronavirus, aq më shumë skuadrat do të jenë të detyruara të luajnë shumë ndeshje në një kohë të shkurtër.

Një problem i madh për shëndetin e atletëve, të cilët janë të rinj dhe të fortë, por që mund të vuajnë pasojat e një kalendari të ngjeshur për shkak të Covid-19.

Për këtë arsye, sipas The Sun, shumë trajnerë nga Premier League në League Two, po mendojnë të kërkojnë rritjen e numrit të zëvendësimeve në momentin kur do të rifillojnë kampionatet. Nga tre në pesë, për t’i lejuar skuadrat të bëjnë një rotacion më të mirë për të shmangur një epidemi dëmtimesh.

Një zgjidhje kjo që mund të pëlqehet nga FIFPro, sindakata e futbollistëve, e shqetësuar për ngarkesën e madhe që mund të kenë lojtarët.

E përditshmja angleze ka cituar fjalët e një trajneri, pa specifikuar identitetin e tij, që shpjegon pse rritja e numrit të zëvendësimeve gjatë një ndeshje është e domosdoshme.

“Disa nga ne besojnë se nuk është e mundur të bësh një përgatitje në dy javë. Do  të etë shumë dëmtime dhe do të jetë një kaos. Nuk do të ketë mundësi për të bërë zëvendësime taktike, zëvendësimet do të shërbbejnë për të nxjerrë nga fusha lojtarët e dëmtuaar. Duhet kërkuar një ndryshim për numrin e zëvendësimevee”, ka thënë ai.

Një zgjidhje, edhe pse e përkohshme, që mund të pëlqehet nga të gjithë. Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë mendon përkëtë IFAB.

MEDIAL.mk