Në azil politik pas kërcënimeve, Tufa: Kryesimi në OSBE i Shqipërisë, paradoks absurd

Në azil politik pas kërcënimeve, Tufa: Kryesimi në OSBE i Shqipërisë, paradoks absurd

Agron Tufa, Drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, i tha “Zërit të Amerikës” se kërkoi azil politik në një vend të Europës për shkak të kërcënimeve të shumta ndaj tij që ai i ka denoncuar.

Duke folur me Skype nga një vend i Evropës ku ka kërkuar azil, zoti Tufa, publicist dhe shkrimtar i njohur, tha se nuk do ta ndërpresë veprimtarinë për denoncimin e krimeve të komunizmit.