Në Bjellorusi tani po shtyhen ndeshje për shkak të Coronavirusit

Në Bjellorusi tani po shtyhen ndeshje për shkak të Coronavirusit

Për shumë javë Bjellorusia ishte i vetmi vend në Evropë që zhvillonte kampionatin e futbollit. Kampionati në Bjellorusi kishte nisur në kohën kur në vendet tjera evropiane gara ishte pezulluar për shkak të koronavirusit. Futbolli në Bjellorusi po luhet ende, ndërkohë që kampionati ka vazhduar thuajse në të gjitha vendet evropiane.

Të martën Federata e Futbollit të Bjellorusisë ka njoftuar se është shtyrë ndeshja e së premtes në mes të kampionit, Dynamo Brest dhe Slutskit. Dinamo ka konfirmuar se disa lojtarë të kësaj skuadre janë testuar pozitiv për koronavirus.

Ndeshja do të luhet më 12 gusht.

Dinamo ka njoftuar të hënën se disa lojtarë janë karantinuar, por ka refuzuar të publikoj emrat e lojtarëve të infektuar.