Qytetarët e Shkupit për çdo ditë vejnë në rrezik jetëtë e tyre kur kalojnë bulevardin Krste Petkov Misirkov në Bit Pazar ngase ata përdorin një vedkalim, i cili nuk është i pajisur me shenjat e nevosjhme të trafikut. Pas rikonstruimit të bulevardit autoritetet kishin ndërtuar një mbikalim për këmbësorët, i cili nuk përdoret sepse ashensori nuk funksionon, prandaj qytetarët përdorin këtë shteg për të kaluar rrugën.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlmakos1%2Fvideos%2F2209804075727099%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>
Autoritetet e Qytetit të Shkupit si organ komeptent për mbarëvajtjen e trafikut, thonë se ky shteg nuk është paraparë si vendkalim për këmbësor, kurse për shtegun e lënë në mes të rrugës, fajsojnë administratën e ish kryetarit.
‘’Vija të bardha në atë pikë nuk ka, pasiqë në atë vend nuk është paraparë të ketë vendkalim për kembesorë. Vendkalimi i planifikuar në atë pikë për këmbësorët është ura e kembesorëve. Përse në atë vend është lënë hapsirë duhet të pytni qeverisjen e mëparshme të Qytetit të Shkupit,’’ deklaron zëdhënësi i Qytetit të Shkupit Valon Salihu.
Për të detyruar qytetarët të përdorin mbikalimin në bulevard autoritetet kishin thurrur shtegun, i cili më vonë ishte rrënuar duke i i nxitur këmbësorët të përdorin këtë vendkalim. Qytetarët e anketuar nga Almakos, kërkojnë nga autoritetet të mbyllin ose të rregullojnë si duhet këtë shteg për kalimin e këmbësorëve, kur mbikalimi është jashtë funksionit.
Duhet me hyp lart, mirë po nuk ka lift, duhet me pas lift se un prej midisit jam i smut. E tash unë me hyp atje nalt me duhet gjys ore për të dal poshtë. Për vjat që si kanë vnu fajet i ka komuna, thotë një qytetar.
Nuk bën. Duhet këtu të shënohet që të di populli se çfarë është, kurse kështu asgjë nuk ka. Nuk bën kështu. Jo vetëm këtu gjithkund është kështu gjithkund është për kërkund, thotë një qytetar.
Nuk bën kjo. Kishte zebra por janë fshirë, tash duhet nga fillimi të vendosen. Duhet të ketë momentalisht pasi që njerëzit nuk munden të ngjiten në urë, deklaron një qytetar.
Të njejtin mendim e ndajnë dhe shoferët e veturave, ata të anketuar nga Almakos thonë se duhet të vizatohen zebrat për këmbësor.
Mendoj se është gabim i madh, duhet të ketë zebra, duhet të shënohen.
Çfarë të mendojmë, le të mendojnë ata që janë kompetent. Për çdo rast, ka urë atë nuk e përdor askush kurse këtu kanë hapur diçka të egër dhe ja po funksionon.
Arbnora Memeti/Almakos