Në burgun e Shkupit kanë votuar mbi 60 persona

Në burgun e Shkupit kanë votuar mbi 60 persona

Votimi për zgjedhjet presidenciale në të gjithë vendin është në rrjedhë e sipër dhe po zhvillohet pa probleme. Në 13 burgjet e Maqedonisë, të drejtë vote kanë 1.640, numri më i madh është në burgun e Shkupit.

Kryetari i Komisionit zgjedhor në burgun e Shkupit, Elvis Haidar, tha për AIM-në, se qendrat e votimit ishin të hapura në orën shtatë të mëngjesit dhe votimi po zhvillohet pa probleme.

Deri në orën 11:00, kanë votuar 67 të burgosur, ndërsa tre nuk kanë votuar sepse nuk ishin në listën e votuesve.

Zëdhënsja e KSHZ-së, Ljupla Guguçevska, në konferencën e sotme për shtyp tha se të gjithë vendvotimet janë hapur në kohë dhe se procesi po rrjedh pa pengesa./Telegrafi/