Në disa momente, dukej sikur ajo po mbytej: Momentet kur një anije “lufton” me valët e mëdha të oqeanit (Video)

Në disa momente, dukej sikur ajo po mbytej: Momentet kur një anije “lufton” me valët e mëdha të oqeanit (Video)

Në një video të publikuar së fundmi nga mediat e huaja mund të shihet një anije e cila ballafaqohet me një situatë të sikletshme, madje të rrezikshme.

Siç edhe mund të shihet në pamje, bëhet fjalë për një anije e cila mund të shihet duke u hedhur në ajër ndërsa përpiqet të përparojë nëpër ujërat e paqëndrueshme.

Madje, në disa momente, siç edhe mund të shihet, anija duket sikur po mbytej.

Ndonëse nuk bëhet e ditur se ku janë marrë këto pamje, thuhet se bëhet fjalë për pamje të marra në një oqean.

Ato fillimisht janë ngarkuar në Instagram më 28 shkurt, por kanë fituar popullaritet pasi u shpërndanë në Reddit.

“Nuk do të doja të isha në atë anije”, ka qenë njëri ndër komentet rreth videos. /Telegrafi/