Me 13.04.2019 rreth orës 21.45 në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë parkimit të furgonit Mercedes me targa nga Shkupi, e drejtuar nga I.S.(49) nga fshati Gllumovë, Shkup, është gjetur një grua pa dokumente për identifikim, transmeton Almakos.
Gjatë bisedës me zyrtarët policor ajo ka deklaruar se quhet N.S.(18) nga Kosova. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor për procedurë të mëtutjeshme.