Në Gjakovë arrestohen shtatë persona, u konfiskohen armë dhe kokainë

Shtatë persona janë arrestuar në Gjakovë gjatë një plani operativ të policisë, të cilëve u janë gjetur në posedim dhe u janë konfiskuar armë dhe kokainë.

Sipas Policisë, janë bastisur dy kafiteri ku janë konfiskuar një armë zjarri, revole, një karikator me 8 plumba kal. 7.62 mm, një qese me substanca narkotike të dyshuar si kokainë 0. 42 gr, një qese me substanca narkotike të dyshuar si kokainë 0. 43 gr, një paketim letra për mbështjellje të narkotikëve, një sasi e pikave të dyshimta, një sprej tipit OC dhe disa thika dhe mjete tjera të rrezikshme.

Me këtë rast janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë, janë sjell në polici edhe disa tjerë për intervistë nga të arrestuarit 2 prej tyre me urdhër të prokurorit ju ka caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

TAGS