Në gjashtë muajt e parë të vitit janë grumbulluar gjithsej 20.692 njësi gjak, 165 njësi koncentrat trombocitar dhe 61 njësi plazma konvulsive

Në gjashtë muajt e parë të vitit janë grumbulluar gjithsej 20.692 njësi gjak, 165 njësi koncentrat trombocitar dhe 61 njësi plazma konvulsive

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë grumbulluar gjithsej 20.692 njësi gjaku, 165 njësi koncentrat trombocitar dhe 61 njësi plazma konvulsive.

Ministria e Shëndetësisë në kumtesën e sotme jep falënderim deri tek të gjithë dhuruesit e gjakut, dhuruesit e trombociteve dhe dhuruesit e plazmës konvulsive dhe nënvizon se ata janë heronj të kohës së sotme. Nga Instituti për mjekësi të transfuzionit porositin “Dhuro, bëhu human, bëhu hero!”.

Sivjet njerëzimi po përballet me një sfidë globale, pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, qëndron në kumtesë dhe shtohet se me qëllim që të ruhet shëndeti janë ndërmarrë një seri masash dhe rregullash.

“Në drejtim të lehtësimit të qasjes, ISHP Institut për mjekësi të transfuzionit së bashku me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë riorganizuar lidhur me dhurimin e gjakut në vend, me qëllim që të ruhen masat më të larta për mbrojtjen e dhuruesve të gjakut dhe personeli shëndetësor dhe me këtë rast të sigurohet derdhje e vazhdueshme e njësive të gjakut për mbajtjen e sasive stabile të produkteve të gjakut”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Instituti është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë për situatën me produktet e gjakut dhe gjithashtu vazhdimisht e ndjekë gjendjen epidemiologjike në vend për zbatim të sigurt të aksioneve të dhurimit të gjakut, duke shmangur rajone të rrezikshme të përfshira me numër më të madh të të infektuarve.

“Në gjashtë muajt e fundit me sukses ka tejkaluar gjendja, gjegjësisht është siguruar derdhje e vazhdueshme e njësive të gjakut me çka është shmangur mundësia që të ndihet mungesa e produkteve të gjakut për nevojat e pacientëve të rrezikuar vital. Kjo nuk ishte rastësi pothuajse me të gjitha vendet rreth nesh dhe më larg të cilët publikisht u deklaruan për mungesën e dukshme të produkteve të gjakut”, vlerësohet në kumtesën e MSH-së.