Në Gjevgjeli jehona deri në orën 17 është 52,35 për qind. Gjithsej 10.008 qytetarë të Gjevgjelisë kanë dalë në vendvotime dhe në një atmosferë korrekte, demokratike dhe të qetë e kanë dhënë votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, konfirmuan nga KKZ-ja Gjevgjeli.
Nga KKZ Vallandovë kumtuan se deri në orën 17 në vendvotimet kanë dalë 4.558 qytetarë me të drejtë të votës, apo 46 për qind e votuesve të regjistruar.
Në Komunën e Dojranit deri në orën 17 jehona është 46,4 për qind, ndërsa në Komunën e Bogdancit 40 për qind.