Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë për lëndën “Total”
të PSP, në të cilën për invazion fiskal është i dyshuar gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas.
Seanca e kaluar ishe anuluar për shkak se, siç konstatoi gjykatësja, nuk janë respektuar kushtet ligjore për mbajtje të debatit, sepse nuk janë caktuar përfaqësues ligjorë të firmave “Total marketing” dhe “Mediamaks”.
Të akuzuarit i është thënë se për përfaqësues juridik mund t’i vendosë edhe mbrojtësit e tij, pas së cilës ata u detyruam të dorëzojnë parashtresë me shkrim deri në Gjykatë. Po qe se kjo nuk bëhet, Gjykata me detyrë zyrtare do të caktojë përfaqësues juridikë.
Lënda “Total” i përket invazionit fiskal nga ana e Llatasit, si pronar dhe drejtues i firmave për marketing dhe shërbime konstalting “Total marketing” , SHPKNJP Shkup “Mediamaks” dhe “Total
media Centar” SHPKNJP Shkup.
I dyshuari Dragan Pavlloviq-Llatas ngarkohet se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona juridikë me qëllim që të evitojnë pagesë të tatimit në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të rreme. Personat juridikë e kanë dëmtuar buxbetin për 121 mijë euro, ndërsa të dyshuarin për 63 mijë euro.
Data 19.04.2024
Aktuale
- U zhvillua në Korçë, nën bashkorganizimin e Fondacionit ALSAR, simpoziumi kushtuar dy personaliteteve të shquara shqiptare në Perandorinë Osmane, Iljaz Bej Mirahorit dhe Koçi Beut
- Siljanovska-Davkova: Ka momente historike kur duhet të bëhemi bashkë!
- Boki 13 pretendon se Kamçev dhe Ruskovska e dinë se ku është milionëshi nga çanta Louis Vuitton nga rasti “Reket”
- Arrestohet 72 vjeçari nga Tetova, akuzohet për sulm fizik ndaj rejës së tij
- Taravari: Do të angazhohemi që paga minimale deri në fund të 2028-ës të jetë 800 euro
- A do të dalë Maqedonia e Veriut nga “Ballkani i Hapur”? Osmani: Do ta informojë Qeverinë për sulmin në Banjskë, Qeveria do të vendosë
- Pendarovski: Dikush nga ana tjetër i frikësohet vetingut në vend
- Ilir Hasani i drejtohet Ali Ahmetit: Kryetari i Kumanovës duhet të jetë shqiptar, bëja qaren!