Me 15.04.2019 rreth orës 23.00 në bulevardin ‘Goce Dellcev’ në Gostivar, vetura e tipit ‘Citroen’ me targa nga Gostivari, e drejtuar nga G.R.(49) nga Gostivari, e ka goditur këmbësorin Z.A.(66) nga fshati Trnovo, Gostivar, transmeton Almakos.
Z.A. është lënduar rëndë dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Gostivar.