Me 21 shkurt rreth orës 15.30 në Gostivar është arrestuar M.A.(43) nga Milanovac i Epërm, Republika e Serbisë, transmeton Almakos.
Zyrtarët policor kanë kryer kontroll te ai dhe kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, pas së cilës është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar.
Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale. Përndryshe, pas M.A. është shpallur edhe një fletarrest ndërkombëtar nga Republika e Serbisë.