Në hije dhe duke shijuar nga një birrë, Shkumbin Istrefi publikon një imazh të rrallë me Faruk Begollin

Aktori dhe producenti Shkumbin Istrefi është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ai ka vendosur që të publikojë një fotografi nga arkivat, të realizuar shumë vite më parë.

Foto: Shkumbin Istrefi/Facebook

Bëhet fjalë për një imazh ku ai shfaqet krah kolegëve të tij Armond Morina e Ilir Prapashtica, gjersa bashkë me ta është edhe profesori i tyre i ndjerë Faruk Begolli.

“Armond Morina, Ilir Prapashtica dhe unë me Profesorin dhe Aktorin Faruk Begolli, në kohëra të mira”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa shfaqeshin së bashku duke shijuar nga një birrë.

I ndjeri Faruk Begolli ndërroi jetë në vitin 2007, duke lënë prapa një karrierë të bujshme e cila ka lënë gjurmë në kinematografinë vendore. /Telegrafi/

TAGS