Në Itali kapet droga me vlerë 5 milionë euro, pranga dy shqiptarëve – detajet dhe pamjet (Video)

Një operacion i madh droge nga Guardia di Finanza e Brindisit ka sekuestruar një gomone me 535 kilogramë kanabis, vlera e të cilës është 5 milionë euro, nëse do të hidhej në treg.

Sipas mediave italiane, në pranga kanë rënë dy shqiptarë nga Vlora. Shqiptarët e arrestuar janë me inicialet G.D 46 vjeç dhe S.V. 38 vjeç.

Guardia di Finanza e pikasi gomonen e cila ishte 7 metra e gjatë në afërsi të Brindizit, që nga ujërat ndërkombëtare po shkonte drejt bregdetit italian me një mbulesë që fshihte një ngarkesë të dyshimtë.

Mësohet se droga e fshehur në gomone ishte vendosur në 26 pako me lëndë narkotike, konkretisht marijuanë.

Dy shqiptarët e arrestuar akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. /tvklan.al/

TAGS