Ne jemi ndjekësit – Kovac deklaron gatishmërinë e Bayernit për ta ndjekur Dortmundin

Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, ka thënë se ekipi i tij është gati që ta ndjekë Dortmundin.

Pas fitores ndaj Hoffenheimit, Bayerni është afruar në vetëm tri pikë me Dortmundin që mban vendin e parë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar ndaj Leipzigut.

Kovac thotë se ekipi i tij është gati që ta zhvillojë ndjekjen e madhe ndaj liderëve.

“Rezultati është i mirë, ne kemi filluar mirë në pjesën e dytë të sezonit dhe kemi rritur presionin”.

“Ne jemi ndjekësit, ne duam ta ndjekim Dortmundin. Ne duam që të ndjekim dhe të fitojmë titullin”.

“Gjëja e rëndësishme për ne është që të jemi në krye në fund të sezonit”, u shpreh Kovac.

Bayerni arriti që të triumfonte falë një paraqitje shumë të mrië të Goretzkas që shënoi dy gola.

Bayerni iu fal edhe një goli të Leëas për të triumfuar me rezultat 3-1 në fund. /Telegrafi/

TAGS