Në Kërçovë respektohet tërësisht ora policore

Në Kërçovë respektohet tërësisht ora policore

Situata e sigurisë në zonën e SPB Ohër, ku përfshihet edhe Kërçova, është e qëndrueshme. Në 24 orët e kaluara, banorët e Kërçovës e kanë respektuar plotësisht ndalimin e lëvizjes për të mbrojtur qytetarët nga përhapja e koronavirusit KOVID-19.

Në të njëjtën periudhë, nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve, vjedhje dhe aksidente trafiku, informoi zëdhënësi Stefan Dimoski.

Po zhvillohet pa pengesa kontrolli i personave që janë nën masa të karantinës së detyrueshme shtetërore, mbikëqyrja shëndetësore dhe izolimi shtëpiak, si dhe izolimi i detyrueshëm 14-ditor. Nuk ka njerëz të rinj me vendim për izolim. Janë kryer 25 kontrolle ndaj personave që tashmë janë në izolim, tre prej të cilëve janë në Kërçovë.

Policët gjithashtu kanë kryer 114 inspektime të objekteve hotelierike.