Me 16.08.2019 në ora 12.00 është lajmëruar se në fshatin Podzhikonj-Kriva Pallankë, në vendin e quajtur Kosaqi, S.Gj.(48) nga Kriva Pallanka, i punësuar në EVN, duke kryer detyrat e punës ka vdekur nga goditja e rrymës, vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së shpejtë, transmeton Almakos.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kriva Pallankë. Me urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar në obduksion.