Me 19.03.2019 në ora 06.15 në vendkalimin kufitar në Tabanoc është arrestuar Xh.B.(30) nga fshati Haraçinë, Shkup, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit është vërtetuar se personi gjendet në STOP listën për kryerjen e veprës penale ‘falsifikim dokumentesh’ e dënueshme sipas nenit 378 qëndrimi 3 nga Kodi Penal.
Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.