Me 17.03.2019 në ora 18.55 në rrugën ‘Selaniku’ në Manastir një veturë e panjohur drejtuar nga një person i panjohur e ka goditur këmbësorin S.T.(4) nga Manastiri dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, transmeton Almakos.
S.T. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin në Manastir ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.